Willian, kurrë nuk e mendoi largimin

Sport September 11, 2018 - 12:33
Detajet

Mesfushori i Chelseat, Willian insiston se ai asnjëherë nuk e deshi largimin nga klubi londinez gjatë kësaj vere dhe shpreson që të qëndrojë në “Stamford Bridge” edhe për pesë vite të tjera, transmeton zeri.nfo

Manchester United shprehu interesim për Willianin, ndërsa Barcelona bëri tre oferta në drejtim të Chelseat, por klubi anglez i refuzoi të gjithat.

“Shumë njerëz, thonë gjëra të ndryshme në shtyp, por unë kurrë nuk kam thënë që dua të largohem nga Chelsea, kurrë”, deklaroi Willian.

“Unë gjithmonë them që dua të qëndrojë te Chelsea sa më gjatë që është e mundshme dhe jam i lumtur që gjendem këtu. Mendja ime ishte gjithmonë kështu, kur arrita këtu plani ishte që të qëndroj sa më gjatë që është e mundshme deh tani jam këtu që pesë vite, shpresoj që të qëndroj edhe për pesë të tjera”, shtoi reprezentuesi brazilian.

“E di që kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time, por shpresoj që të qëndroj edhe për shumë vite në Premierligë”, u shpreh ish-futbollisti i Shakhtar Donetskut./Zëri