Të gjithë krerët e shtetit në përkrahje të Kosovës (FOTO)

Sport September 10, 2018 - 20:56
Lexoni më shumë detaje

Kosova po e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe, raporton “Zeri.info”.

Përveç përfaqësuesve të UEFA-s të cilët janë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosovës po i japin mbështetje të plotë edhe të gjithë krerët e shtetit.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e disa politikanë të tjerë janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta mbështetur përfaqësuesen e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Po ashtu në mbështëetje të Kosovës është edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. /ZËRI/

Image

Image

Image