Robinho: Reali më shiti në Man City për inat, pasi Chelsea kishte filluar të shiste fanella me emrin tim

Sport September 10, 2018 - 18:22
Detajet

Robinho ka zbuluar se kishte dashur ta linte Real Madridit për Chelsean, por ishte detyruar t’i bashkohej Manchester Cityt në fund.

Braziliani ka shpjeguar sesi një mosmarrëveshje mes klubit madrilen dhe atij nga Londra kishte bërë që ai të përfundonte në Manchester City, transmeton Gazeta Express.

“Doja të shkoja në Chelsea, Scolari më tha se do ta bëja dallimin për ekipin e tij”, tha Robinho.

“Megjithatë, Real Madridit nuk i pëlqeu që Chelsea kishte nisur të shiste fanella me emrin tim para se marrëveshja të finalizohej”, tregoi ai.

Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja pse negociatat me Chelsean kishin dështuar.

“Jam i bindur se kjo ishte arsyeja pse negociatat me dështuan dhe kishte të bënte me krenarinë e Real Madridit”, shtoi ai.