Aktorët e njohur në përkrahje të kombëtares: Së bashku për Kosovën!
Edhe aktorët e njohur të vendit janë bërë bashkë në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës, e këtë gjë e ka bërë të ditur Vedat Bajrami përmes një fotografie në rrjetin social Instagram.
“Sot, në përvjetorin dytë të themelimit të institucionit më të lartë të të gjitha kohërave: Bordit të Bordeve, që lidhet me datën e zbulimin e futbollit (atëherë loja e quajtur Zuqiu) nga kinezët e lashtë, si dhe në përvjetorin e 27 të publikimit të këngës ‘Smells like teen spirit’ nga bendi Nirvana, Kosova e jonë luan ndeshjen e parë zyrtare garuese – në Kosovë.
Sonte, të gjithë së bashku në përkahje të djemve tanë që na bëjnë aq shumë krenarë.
Sonte, të gjithë së bashku për fitorën e parë në një garë zyrtare.
Sonte, të gjithë së bashku me Dardanët, tifozët e flaktë të Kosovës.
Sonte, të gjithë së bashku në këmbë në minutën e 9-të të ndeshjes në nderim të kryetarit të ndjerë, legjendës, Fadil Vokrri.
Së bashku për Fadill Vokrrin. Së bashku për Kosovën. Së bashku, përgjithmonë.”, ka shkruar Bajrami..