Rudigerit i pëlqen loja e Sarrit

Sport September 09, 2018 - 12:27
Detajet

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger thotë se atij i pëlqen më shumë stili i lojës së trajnerit të ri Maurizio Sarri sesa ai i ish-trajnerit Antonio Conte, transmeton zeri.info

Klubi londinez e ka filluar në mënyrë të përkryer edicionin e ri në krye me Sarrin, duke shënuar fitore në të katër ndeshjet e para në Premierligë.

“Unë kam luajtur për Romën në Itali, kështu që e dija se si i pëlqen të luajë trajnerit dhe ishte diçka që më pëlqente. Ai dëshiron që ne të kemi presion të lartë për dallim me edicionin e kaluar, ku të gjithë e dinë se ne rrinim prapa”, deklaroi Rudiger.

“Tani është ndryshe. Ne krijojmë shumë raste dhe për mua kjo është nj gjë e mirë”, shtoi ai./Zëri