Mourinho nuk është njeriu i duhur për Unitedin

Sport September 09, 2018 - 12:16
Detajet

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Eric Cantona thotë se trajneri Jose Mouirnho nuk është njeriu i duhur për gjigandin anglez, transmeton zeri.info

“Djajtë e kuq” nuk e kanë filluar edhe aq mirë edicionin e ri në Premierligë, duke humbur dy nga katër ndeshjet e para. Cantona, i cili kishte fituar katër tituj të ligës angleze gjatë kohës së tij në “Old Trafford”, nuk e pëlqen stilin e lojës së Mourinhos.

“Gjendja nuk është edhe aq mirë. Por, është ende fillimi i sezonit, shumë het për të folur. Manchester Unitedi është një klub i madh dhe do të jetë gjithmonë i madh. Ata do të fitojnë tituj, e di që do ta bëjnë. Por mënyra e lojës së tyre? Jo edhe aq e mirë”, deklaroi Cantona.

“Më pëlqen Mourinho. Ai ka një personalitet të mirë, por jo për Unitedin, ata duhet të kenë Guardiolan si trajner. Ai duhet të jetë aty, por ai është dukë bërë magjira me një tjetër klub. Klubin që nuk mund t’ia them emrin”, shtoi ai.

“Më dëgjoni, unë bëj shaka për Manchester Cityn, por ata po luajnë futboll të bukur”, u shpreh francezi./Zëri