Caktohet data dhe ora për El Clasicon mes Real Madridit dhe Barcelonës

Sport September 07, 2018 - 14:57
Detajet

El Clasico e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit për stinorin e ri të La Ligës do të zhvillohet me 28 tetor, prej orës 16:15 në "Camp Nou".

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e konfirmoi lajmin të enjten në një intervistë me El Transistor, transmeton Gazeta Express.

Barcelona do ta ketë një ditë më pak për t’u përgatitur për ndeshjen për shkak të ballafaqimit që do ta ketë me Interi në Ligën e Kampionëve.

El Clasico është ndeshja më e madhe në Spanjë dhe njëra ndër më të rëndësishmet në tërë globin.

Reali udhëheq me fitore, gjithsej 95, ndërsa Barcelona i ka 92 fitore.