Suarez, i pasigurt për të ardhmen

Sport September 06, 2018 - 13:33
Detajet

Luis Suarez është i pasigurt për të ardhmen e tij te Barcelona, transmeton zeri.info

Reprezentuesi uruguaian ka shijuar suksese të shumta që prej transferimit të tij nga Liverpooli në “Camp Nou” në vitin 2014, duke shënuar 154 gola në 202 paraqitje.

Sulmuesi, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2021, do të dëshironte që të pensionohej te Barcelona, por e pranon se kjo gjë është mjaft e vështirë që të ndodhë.

“Do të punoj për Barçën aq gjatë sa të ma lejojë trupi”, deklaroi Suarez.

“Por, është e vështirë ta di se ku do ta përfundoj dhe nëse do ta bëj atë në ‘Camp Nou’. Shikoni Xavin apo Iniestan, të cilët janë nga akademia e klubit dhe ata nuk arritën ta mbyllnin karrierën këtu”, u shpreh ai./Zëri