Marcelo zbulon të ardhmen

Sport September 06, 2018 - 10:26
Detajet

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo thotë se do të qëndrojë te klubi spanjoll deri në fundin e karrierës së tij, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian ka siguruar tifozët madrilen se ai nuk do të largohet nga klubi, pavarësisht raportimeve se ai është një objektiv i Juventusit.

“Është një çështje që nuk ia vlen të diskutohet. Jam shumë i lumtur te Real Madridit, është shtëpia ime dhe kam edhe shumë vite të mbetura në kontratën time”, deklaroi Marcelo.

“Jam shumë i lumtur këtu, është klubi më i mirë në botë dhe unë gjithmonë kam dashur që të luaj për të mirët. Është mirë që të flas për këtë sepse ka gjithmonë thashetheme dhe është e vështirë për mua që të them vazhdimisht se dua të jem këtu dhe të luaj këtu. Unë gjithmonë e jap më të mirën për të qenë pjesë e klubit më të mirë në botë. Unë thjesht vazhdoj të bëj punën time”, shtoi reprezentuesi brazilian.

“E shijoj çdo moment që luaj për Real Madridin dhe natyrisht, unë jap gjithçka që kam. Dua të jem në Madrid për shumë vite”, u shpreh ai./Zëri