Shqipëri-Izrael, UEFA cakton një hungarez për të vënë drejtësi

Sport September 05, 2018 - 11:49
Detajet

Shqipëria do të nisë të premten në mbrëmje eksperiencën në Ligën e Kombeve, teksa do të presë Izraelin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të grupit ku bën pjesë bashkë me Skocinë.

Kuqezinjtë janë përballur me izraelitët edhe në eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, teksa u mposhtën 0-3 në Elbasan dhe triumfuan me të njëjtin rezultat në Tel Aviv, transmeton TCH.

Ashtu si në sfidën e kaluar, edhe kjo ndeshje pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa UEFA ka sjellë një arbitër mjaft të njohur, për të vendosur drejtësi në katërkëndëshin e blertë.

Bëhet fjalë për hungarezin 42-vjeçar Viktor Kassai i cili ka gjykuar në nivele të larta, përfshi edhe finalen e Champions League në 2012-ën mes Barcelonës dhe manchester Unitedit, por edhe në botërorin e fundit “Rusi 2018”.

Së fundi Kassai u bë protagonist negativ në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munchen dhe Real Madrid, ku mori një sërë vendimesh të dyshimta, në favor të spanjolëve dhe humbi pikë në sytë e UEFA-s.