Pavard te Bayerni? Flet lojtari

Sport September 05, 2018 - 10:38
Detajet

Ylli i Stuttgartit, Benjamin Pavard ka mohuar zërat që thonë se ai ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Bayern Munichut, transmeton zeri.info

22-vjeçari, i cili shkëlqeu në triumfin e Francës në Kupën e Botës, thotë se ndihet i lumtur te Stuttgarti. Pavard kishte tërhequr vëmendjen shumë klubeve evropiane pas përfundimit të Botërorit, por në fund vendosi që të qëndrojë te Stuttgarti.

“Nuk kam nënshkruar asgjë (me Bayernin). Ju gazetarët thoni se unë kam nënshkruar (për Bayernin). Unë jam në Stuttgart. Ndihem mirë këtu. Plani im ishte që të qëndrojë edhe për një edicion në Gjermani”, deklaroi Pavard.

“Unë jam në një klub të madh gjerman, me tifozë fantastik”, shtoi ai./Zëri