E meritoj të jem në top treshe për 'Topin e Artë'

Sport September 05, 2018 - 10:23
Detajet

Antoine Griezmann beson se ai ka qenë njëri prej tre futbollistëve më të mirë në botë gjatë vitit 2018, kështu që e meriton që të jetë në mesin e tre lojtarëve në garë për “Topin e Artë”, transmeton zeri.info

Pasi që kishte arritur të ngjitej në podium në vitin 2016, 27-vjeçari beson se ai së paku e meriton që ta ketë arritjen e njëjtë.

Sulmuesi i Ateltico Madridit pati njërin prej viteve më të mira në karrierën, duke qenë kyç në triumfin e Francës në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

“E meritoj që të jem në top treshe. Në atë vit (2016) unë humba dy finale, këtë vit kam fituar tri, kështu që normalisht...”, deklaroi Griezmann./Zëri