Shaqiri e Xhaka e japin një lajm të keq për shqiponjën!

Sport September 04, 2018 - 17:14
Detajet

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk do ta bëjnë më kurrë shqiponjën dykrenore, shkruan Zeri.info.

Dy futbollistët nga Kosova, të cilët festuan me shqiponjë pasi shënuan gola ndaj Serbisë në Botërorin e fundit, janë zotuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më, pasi nuk duan të shkaktojnë probleme.

Ata e kanë bërë këtë premtim gjatë konferencës për shtyp që u mbajt sot.

“Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”, ka thënë Xhaka.

“Natyrisht, kërkoj falje nëse njerëzit janë ndier të ofenduar apo provokuar”, ka shtuar Shaqiri.

“Dua të kërkoj falje, nuk dua ta lëndoj askënd”, ka thënë Stephan Lichtsteiner, zvicerani që po ashtu e kishte bërë shqiponjën. /Zëri/

Image