Federata e Zvicrës shpërblen Shaqirin për golin ndaj Serbisë

Sport September 04, 2018 - 16:21
Detajet

Federata e Futbollit në Zvicër ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2018.

Në mesin e shumë e atyre që u shpërblyen ishte edhe anësori nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

26-vjeçari me golin ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ fitoi çmimin ‘Goli më i mirë’.

Edhe pse në Zvicër luajnë shumë shqiptarë, Shaqiri ishte i vetmi që fitoi në ceremoninë të mbajtur në Affoltern am Albis, Zvicër. Më poshtë keni të gjitha çmimet tjera:

Lojtari i vitit: Yann Sommer

Lojtarja e vitit: Lara Dickenmann

Trajneri i vitit: Vladimir Petkovic

Goli më i mirë i vitit: Xherdan Shaqiri (2-1 kundër Serbisë)

Çmimi special: Stephan Lichtsteiner (100 paraqitje me përfaqësuese).

Image