Mbrojtja e dobët do t’i kushtojë Arsenalit

Sport September 04, 2018 - 10:45
Detajet

Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit beson se problem jetëgjata të klubit londinez ende nuk janë zgjidhur nga trajneri i ri Unai Emery, transmeton zeri.info

Petit thotë se Arsenali do të vazhdojë të vuajë në Premierligë përderisa nuk i përmirësojnë dobësitë e mbrojtjes.

“Mbrojtja e Arsenalit ende është shumë larg nivelit që duhet për të garuar me katër skuadrat e para të Premierligës”, deklaroi Petit.

“Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette mund të shënojnë 40 deri në 50 gola në një edicion të Premierligës nëse zgjedhën për të qenë titullar. Por, edhe me këta të dyt, Arsenali nuk do të jenë në gjendje të përfundojë në top treshe nëse nuk i zgjidhin problemet mbrojtëse”, shtoi ai./Zëri