Rashfordit mund t’i duhet të largohet

Sport September 04, 2018 - 10:30
Detajet

Ish-sulmuesi anglez, Ian Wright thotë se Marcus Rashfordit mund t’i duhet të largohet nga Manchester Unitedi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi anglez vazhdon të lihet në bankën rezervë nga Jose Mourinho dhe Wright thotë se sulmuesi duhet t’i mendojë opsionet e tjera.

20-vjeçari vazhdon të mbetet pjesë e Anglisë, por roli i tij në “Old Trafford” ka shkaktuar shqetësime.

“Mendoj se Rashfordi, sidomos kur shpërtheu në skenë, kemi parë shkëndija të një sulmuesi që mund të krijojë hapësirë, të krijojë lidhje dhe të realizojë”, deklaroi Wright.

“Rashfordi duhet të marrë një vendim shumë të madh gjatë vitit të ardhshëm, për 18 muaj sipas mendimit tim. Ai ose duhet të largohet nga Manchester Unitedi dhe të luajë, të luajë në një pozicion ku do të fillojë të bëhet lojtari që të gjithë menduam se do të bëhej kur shpërtheu për herë të parë në skenë, duke shënuar gola në të majtë, në të djathtë dhe në qendër në çdo kompeticion që ka luajtur ose duhet të qëndrojë aty, qoftë me Mourinhon apo pa të”, shtoi anglezi./Zëri