Ky është vendimi zyrtar i Federatës së Anglisë për Mustafin pas festimit me shqiponjë

Sport September 03, 2018 - 21:28
Ja çfarë vendimi ka marrë Federata e Anglisë

Shkodran Mustafi nuk do të përballet me ndëshkimin retrospektiv nga Federata Angleze e Futbollit për festën e tij me shqiponjë në fitoren 3-2 të së dielës në Cardiff City.

Mbrojtësi i lindur në Gjermani nga një familje shqiptare nga Maqedonia, festoi golin e tij në minutën e 11-të, i cili ishte i epërsisë për Arsenalin.

Festa e tij ngjan dhe kuptohet të jetë një referencë për – shqiponjë me dy krena mbi flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Mustafi bëri gjestin pas asistimit nga Granit Xhaka, një tjetër lojtar i Arsenalit me trashëgimi kosovare-shqiptare.

Duke pasur parasysh rregulloren e FA-së lidhur me deklaratat dhe festimet me karakter politik në lojë, Mustafi rrezikoi dënimin për festimin e tij.

Megjithatë, sipas The Indenpedent, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur të mos marrë masa kundër mbrojtësit me prejardhje shqiptare.

Ndryshe, gjatë Kupës së Botës, Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dënuar pas festimit në të njëjtën mënyrë kundër Serbisë.

Pas një hetimi të shkurtër, FIFA gjobiti Xhakën dhe Shaqirin “për sjellje josportive në kundërshtim me parimet e lojës”, teksa edhe Stephen Lichsteiner u gjobit gjithashtu pasi u bashkua me festimet e tyre. /Telegrafi/

Image