FIFA e la jashtë listës Griezmannin, vjen reagimi epik i Atletico Madridit

Sport September 03, 2018 - 20:44
Lexoni më shumë detaje

FIFA sot ka publikuar listën me tre lojtarët kandidatë për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’.

Në listën e shtëpisë së futbollit janë Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modric.

Për herë të parë pas 12 viteve në këtë treshe mungon Lionel Messi.

Lojtar të tjerë që kanë pasur sezon të mirë e që kanë mbetur jashtë kësaj liste, janë edhe Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Lënia jashtë e këtij të fundit ka shtyrë edhe reagimin e Atletico Madrid.

Skuadra spanjolle ka postuar një fotografi të Griezmann, me troftë e fituar nga futbollisti./Lajmi.net/

Image