Serie A, e komplikuar për Ronaldon

Sport September 03, 2018 - 14:02
Detajet

Cristiano Ronaldo duhet të mësojë se si të adaptohet në Serie A.

Kështu mendon ikona e futbollit italian, Alessandro Del Piero, raporton Zeri.info.

Përfaqësuesi portugez lëvizi drejt Juventusit nga Real Madridi gjatë kësaj vere për mbi 100 milionë euro.

Mirëpo, “CR7” nuk ka arritur ende të shënojë gol për “Bianconeri” në katër ndeshje të zhvilluara.

Ronaldo kishte rekord brilant golash me Realin, duke shënuar 450 gola në 438 ndeshje me “Los Blancos”, ndërsa tash është e habitshme për të gjithë që ai nuk po shënon në Torino.

Sidoqoftë, Del Piero, i cili ka shënuar më shumë se 200 gola për Juven, beson se portugezi duhet të adaptohet me ambientin e ri.

“Në Itali ne mbrohemi duke e shikuar superioritetin numerik dhe kjo është e komplikuar për një sulmues. Cristiano duhet ta njohë kampionatin e ri”, ka thënë Del Piero për “Sky Italia”.

“Juve mund të jetë e lumtur: ky ekip i ka fituar të gjitha ndeshjet pa golat e Ronaldos apo të Dybalas”, shtoi ish-sulmuesi italian, i cili megjithatë beson se golat e Ronaldos do të vijnë shpejt. /Zëri/