Ja çka po kërkon Messi!

Sport September 03, 2018 - 14:00
Detajet

Lionel Messi e ka informuar trajnerin Ernesto Valverde se duhet të shikojë ta përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes kur të hapet afati kalimtar i janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Don Balon”, përcjell Zeri.info.

Barça i ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga, madje duke shënuar tetë gola në ndeshjen e së dielës mbrëma ndaj Huescas, edhe pse fillimisht e gjeti veten në disavantazh.

Mirëpo, raportohet se ylli argjentinas nuk është i bindur që Sergi Roberto është mjaftueshëm i mirë për një zgjidhje afatgjate si mbrojtës i krahut të djathtë pasi frikësohet se gjiganti katalunas do të sulmohet mbi të gjitha në anën e djathtë kur kundërshtari të jetë i fortë dhe me këtë rast mund të pësojë gola. /Zëri/