Reali e do Cutronen

Sport September 03, 2018 - 13:59

Patrick Cutrone është zbulimi më i madh i Milanit në vitet e fundit, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi i ri italian ka shënuar gola të mjaftueshëm sezonin e kaluar me “Rossoneri”, madje më shumë se blerjet e shtrenjta, Andre Silva dhe Nikola Kalinic.

Ndërkaq, ai ia siguroi fitoren Milanit në ndeshjen “triller” me Romën pasi realizoi në minutën e 96-të të premten që shkoi.

Prandaj, Cutrone e ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka shprehur interesim për sulmuesin e Milanit.

Trajneri spanjoll ka qenë admirues i futbollistit të ri që kur e kishte drejtuar Porton dhe ishte munduar ta sillte atë, por sulmuesi kishte preferuar qëndrimin në Milan në atë kohë. /Zëri/