Ja sa e kërkon De Gea rrogën!

Sport September 03, 2018 - 13:53

David De Gea kërkon rritje të rrogat tek Manchester Unitedi me kusht që të qëndrojë më gjatë në “Old Trafford”, shkruan Zeri.info.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, portieri spanjoll kërkon rrogë prej 350 mijë funtesh në javë për ta nënshkruar kontratën afatgjate me “Djajtë e Kuq”.

United tash janë më të qetë pasi Reali e transferoi Thibaut Courtoisin nga Chelsea, duke e ndalur interesimin për përfaqësuesin spanjoll.

Por, De Gea kërkon rrogë si të Paul Pogbas e Alexis Sanchezit. /Zëri/