Trajneri i Kosovës e jep lajmin e madh për Hadërgjonajn!

Sport September 03, 2018 - 12:51
Detajet

Florent Hadërgjonaj nuk u ftua përsëri nga Zvicra dhe ky fakt ia ka shtuar shpresat e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes që ta ketë në dispozicion mbrojtësin e djathtë në muajt e ardhshëm, shkruan Zeri.info.

“Jemi në kontakt me Florentin. Ai e ka pritur ftesën nga Përfaqësuesja e Zvicrës. Nuk e ka marrë ftesën. Nga ky moment do të sulmojmë që të vijë në ekipin tonë. Ka qenë në kontakt me vëllain e Shaqirit. Është në dosjen time dhe po punoj që të na bashkohet”, theksoi trajneri zviceran në konferencë për shtyp sot. /Zëri/