Një dekadë me sheikët

Sport September 03, 2018 - 10:21

Themelet e Manchester Cityt janë të paprekshme, thotë Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan. Pronari i klubit anglez dëshiron që ta bëjë Cityn klubin më të mirë të botë. Tashmë ka kaluar një dekadë që prejse Mansour mori pronësinë e klubit nga “Etihad”

Ishte pothuajse e paevitueshme që shkëlqesia e tij, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, një ditë do të bëhej pronar i një klubi nga Premierliga, shkruan Zeri.info.

“Unë gjithmonë e kam shijuar biznesin, ndiej dashuri për lojën dhe më pëlqen të garoj”, thotë ai.

Por, pse City? “Investimi në një klub ishte një gjë që do të bëhej me patjetër”, shton ai.

“Themelet e Cityt janë të paprekshme. Ata ishin testuar me rënien e ekipit në divizion më të ulët dhe ishin dukshëm të fortë. City ishte gjithçka që unë po kërkoja. Ishte një gjigand i fjetur”, shprehet Mansour.

Gjatë dekadës së fundit Sheikh Mansour dhe kryetari Khaldoon Al Mubarak kanë bashkëpunuar ngushtë për progresin e klubit.

“Ai dhe unë flasim për Cityn pothuajse në baza ditore. Jo, në fakt çdo ditë. Mendoj se ne e kemi idealin e të kuptuarit dhe të ritmit të punës. Më lejon mua të jem i përfshirë aq shumë ose aq pak sa më lejon agjenda ime”, thotë ai.

Edhe pse ai ka marrë pjesë vetëm në një ndeshje në “Etihad”, Sheikh Mansour gjen një mënyrë që t’i shikojë të gjitha ndeshjet e Cityt.

“Më pëlqen që t’i shikoj ndeshjet. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Në fund të ditës, jam një tifoz dhe i ndiej ndeshjet në të njëjtën mënyrë si çdo tifoz tjetër. I ndjek ndeshjet kudo që jam në botë”, shprehet Mansour.

Për Sheikh Mansourin fitorja në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Manchester Unitedit në prill të 2011-ës ishte një moment i madh. “Aty ishte momenti kur e kuptova që kishim arritur në një nivel të ri, në vendin ku donim të ishim. Ekipi ishte fantastik në paraqitjen e asaj dite. Nuk mendoj që ndjeva emocione, sepse thjesht ekipi ishte duke luajtur me mentalitetin e duhur”, thotë ai.

Sheikh Mansour ishte po aq i emocionuar si çdokush tjetër kur City e fitoi Premierligën për herë të parë një vit më vonë.

“Ndeshja kundër QPR-së për mua ishte njësoj si për çdokënd tjetër. Nuk mendoj se do të shohim diçka të tillë përsëri. Shpresa ime është që të garojmë për Premierligën çdo vit, kështu që ishte një ndjenjë që e dija se duhet të mësoheshim shpejt me të”, shprehet Mansour. 

Ajo që nuk është e qartë ende është se kur do të përfundojë projekti. Ai nuk është duke treguar shenja të humbjes së interesimit.

“Rrugëtimi me Cityn ishte që gjithmonë të tentonim ta kompletonim punën tonë në një mënyrë që të arrinim një standard i cili ende nuk ka arritur në futboll”, shpjegon ai.

“Për ta bërë këtë ne duhej të kujdeseshim për gjithçka dhe të siguroheshim që çdo pjesë e organizatës të shkonte drejt një standardi të ri për futbollin. Ne ende nuk jemi aty, por kemi bërë një rrugë të gjatë dhe mendoj që njerëzit që më njohim mirë mua do t’u tregojnë se nëse do të jemi afër arritjes së qëllimit ne do të vendosim standarde të reja dhe synime për t’u arritur”, thotë ai.

Edhe pse ai mund të duket si një njeri i vështirë për t’u kënaqur në biznes, Sheikh Mansour si tifoz i futbollit duket shumë i kënaqur me futbollin që po luhet te City një dekadë pasi ai e bleu klubin.

“I bukur, inteligjent dhe i pasionuar. Është lloji i evoluimit të lojës që shpresoja që do ta arrinim një ditë”, u përgjigj ai pasi u pyet se si i duket loja e ekipit të tij nën drejtimin e Pep Guardiolas. /Zëri/