Fitore e madhe e Kosovës

Sport September 02, 2018 - 22:34
Detajet

Vashat e Kombëtares A në ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë, kishin nxjerrë mësime nga ndeshja e parë, pasi tash shënuan dy herë në portë në vend të tri shtyllave që kishin goditur në ndeshjen e kaluar.

Ishte një mbizotërim i plotë i vajzave tona fund e krye, madje në pjesën e parë e cila u mbyll pa gola, maqedonaset asnjëherë nuk arritën të i afrohen portës së Kolgecit.

Image

Në minutën e 12 Valentina Limani gjuajti nga krahu i djathtë fortë e portierja vendase me mund e largoi topin në fundore.

Ndërsa në minutën e 23 Uka gjuajti bukur por sërish portierja ishte në vend.

Pa gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta sërish nisi me mbizotërimin e vashave tona dhe në minutën e 73-të Besjana Reçica e gjeti rrugën drejt këndit të epërm të djathtë të portës vendase, ndërkaq Panchrova vetëm e përcolli me sy topin në rrjetën e portës së saj dhe 1:0 për ekipin tonë.

Image

Gëzim i madh në stolin dhe fushën tonë e dush i ftoftë për Maqedoninë.

Vajzat nuk u ndalën por rreshtuan sulmet drejt portës rivale e në minutën e 86-të Modesta Uka godet pingulen e djathtë të portës së Panchurovës, ndërsa topin e dëbuar Leonora Ejupi e zhdërvjelltë e dërgoi në portën e vendaseve dhe 2:0.

Deri në fund maqedonaset u përpoqën të bëjnë diçka më shumë por rezultati mbeti i njëjtë.

Maqedonia- Kosova 0:2 (0:0)

Stadiumi i FF së Maqedonisë Shkup.

Shikues: disa qindra

Gjyqtare: I. Velevachkovska, E. Sokolevska, L. Qaili e I. Projkovska.

Shënuese: B. Reçica(73) e L. Ejupi (86) për Kos.

K.V. Jakovska e Maq. e Ejupi e Kos.

Maqedonia: Panchurova, Velevska(Panensaka), Kolevska, Maksuti, Markovska(Bogleva), Jakovska(Mitreska), Chubrinoska, Trajkovska(Stojkovska), Angelovska,  Mustafa(Belistaojanovska) e Nikolovska.

Kosova: Kolegeci, F. Shala, Reçica(Ejupi), Uka(Tahiri), Biçkaj, B. Shala, A. Thaqi(Bajra), Limani, Kryeziu, Syla(Trenava) e V. Berisha.