Dhunë në Ligën e Parë: Reagon ashpër ky klub!

Sport September 02, 2018 - 20:47
LAJMI I FUNDIT

Arbëria e ka shijuar humbjen e parë që nga inkuadrimi në Ligën e Parë.

Por, kjo nuk u ka pëlqyer aspak ekipit nga Dobraja për mënyrën se si erdhi ajo, derisa kanë paralajmëruar së në ditët në vazhdim do të vijnë me prova për atë se çfarë ndodhi në Vushtrria, raporton Gazetasheshi.com.

Kështu ekipi i Arbërisë pëson disfatë pas një kohe të gjatë, por lipjanasit fajësonë dikë tjetër për këtë humbje.

Më poshtë postimi i KF Arbërisë:

“Ende nuk doli një ekip që na mposhti fair-play. Skena të tilla të dhunshme nuk i duhen futbollit kosovar. Deri kur duhet të fitojm me skena të dhunshme dhe me mentalitet se vendasi duhet të fitojë… Së shpejti vazhdojm dhe me video-inqizime të ndeshjes sepse ne nuk do të lejojm që turpi të ekzistojë në futbollin kosovar. Faleminderit të gjithë lojtareve që treguan më të miren në fushen e lojes! Ju fituat përkunder rezultatit! Ju i treguat kulturë dhe edukatë futbollit kosovar por edhe kësi ekipe që i kanë mbetur vetëm emri në futboll i cili nuk po luan më”, thuhet në kumtesë.