Anglezëve nuk u pëlqen ‘shqiponja’ e Mustafit – rrezikon dënimin

Sport September 02, 2018 - 20:20

Mediat në Angli, më shumë se me lojën e Shkodran Mustafit dhe fitoren e Arsenalit si mysafir i Cardiffit, duket se sot janë marrë me shqiponjën dykrenore dhe mënyrën e festimit të Mustafit, pasi ai shënoi golin e parë me asistim në Xhakës nga korneri.

Disa nga gazetat kryesore britanike kanë shkruar për këtë veprim të futbollistit të kombëtares së Gjermanisë me prejardhja shqiptare nga Maqedonia.

Metro e ka quajtur “kundërthënës” festimin duke kujtuar se Xhaka dhe Shaqiri ishin dënuar nga FIFA për festim të ngjashëm në Botërorin e zhvilluar në Rusi, kur shënuan ndaj Serbisë.

Image

Në anën tjetër The Independent shkuan se “festimi duke bërë shqiponjën që është shenjë e flamurit kombëtar shqiptar, mund të dënohet nga FA (Federata e Futbollit e Anglisë), nëse kjo e fundit e konsideron që kjo ka qenë shfaqje e simboleve politike”.

Rreth mënyrës së festimit të Mustafit kanë shkruar edhe mediat tjera, por nuk kanë paralajmëruar pasojat e mundshme.

Image