Prishtina kthehet në shtëpi me fitore

Sport September 02, 2018 - 19:45

Prishtina dhe Drenica po e zhvillojnë ndeshjen e fundit të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Image

Bardhekaltrit dhe Kuqezinjtë po luajnë në stadiumin e renovuar “Fadil Vokrri” nën dritën e reflektorëve.

Image

"Zëri" do t'ju mbajë të informuar me gjithçka që ndodh në këtë ndeshje, e cila filloi në orën 19:45.

Image

- Fillon ndeshja

- Prishtina rrezikoi me Merion Korenicën.

Image

- Prishtina e qëlloi tërthorësen me Jasharovskin, fat për drenicasit.

Image

- Ka përfunduar pjesa e parë, e cila nuk ka sjell gola. Prishtinasit kishin një dominim të lehtë, por të pamjaftueshëm për të shënuar gol. Ata rrezikuan me Korenicën dhe Jasharovskin, i cili e qëlloi shtyllën. Nga ana tjetër, mysafirët nuk u treguan aspak të rrezikshëm.

- Fillon pjesa e dytë.

Image

- Lojë e zbehtë po zhvillohet në kryeqytet.

- Gauthier Mankenda e kalon Prishtinën në epërsi në minutën e 62-të pasi e mori një top nga Abdul Basit Khalid nga e djathta.

- Mbyllet ndeshja.

- Prishtina e ka fituar ndeshjen me drita ndaj Drenicës. Bardhekaltrit triumfuan me epërsi minimale, 1:0 falë golit të Gauthier Mankendas, të shënuar në minutën e 62-të të ndeshjes, në një ndeshje të zbehtë, e cila u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet.

Image

Image