Azli: Prej Evropës vij në një klub evropian si Shkëndija (VIDEO)

Sport September 02, 2018 - 16:13

Sulmuesi i ri i Shkëndijës, Samir Falzi në prononcimin e tij të parë për kanalin e klubit potencon se ecuria e Kuqezinjve vitet e fundit në Evropë e kanë bindur se është koha të kthehet në futbollin vendor, pasi për një dekadë u paraqit në Holandë, Zvicër dhe Kroaci.

“Jam shumë i gëzuar dhe i lumtur që firmos me Shkëndijën. Falënderoj kryesinë që më jep mundësinë të firmos për një klub kaq të madh”, u shpreh Samir Fazli pasi firmosi me kuqezinjtë që zyrtarizoi kthimin e tij në Maqedoni pas 10-të viteve në Evropë.

“Është fakt që kthehem pas një kohe të gjatë në Evropë, ndërsa në anën tjetër Shkëndija kohëve të fundit bën mirë në Evropë. Synimet e mija dhe të klubit u bashkuan aty, kështu që shpresoj të realizojmë qëllimet”.

Sulmuesi 27-të vjeçarë në fund kishte një premtim për tifozerinë e zjarrtë të klubit para të cilëve shprehet se është kënaqësi të luaj.

“Entuziazmi është i madh dhe premtoj të jap maksimumin në çdo ndeshje. Do të jem profesionist në fushë dhe jashtë fushës, ndërsa ‘Ballistëve’ ju premtoj shumë gol për t’i bërë të jenë të kënaqur me mua”.