Ronaldo është egoist

Sport September 02, 2018 - 13:04
Detajet

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic ka kritikuar mungesën e Cristiano Ronaldos në ndarjen e çmimeve nga UEFA të enjten, transmeton zeri.info

Ylli i Juventusit pritej që të ishte pjesë e shortit të Ligës së Kampionëve të enjten, por kishte anuluar avionin e tij privat në minutën e fundit.

Shumëkush kishte thënë se ai mungoi për shkak  se kishte mësuar që ish-bashkëlojtari i tij, Luka Modric do ta fitonte çmimin “Lojtari i Vitit” në Ligën e Kampionëve,

“Ronaldo është egoist dhe kurrë nuk do ta doja në skuadrën time. Ai është tip i lojtari që mendon, ‘edhe nëse humbasim, gjëja e vetme që ka rëndësi është se unë shënova një gol të bukur’”, u shpreh Dalic./Zëri