Tuchel mbron Mbappen

Sport September 02, 2018 - 12:42
Detajet

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel ka mbrojtur futbollistin e tij Kylian Mbappe pas përjashtimit të yllit francez me karton të kuq në fitoren 4:2 ndaj Nimes të shtunën, transmeton zeri.info

Tuchel thotë se nuk ndihet i zemëruar me 19-vjeçarin, por ai duhet të vetëpërmbahet.

“Ishte një faull i tmerrrshëm. Ai kishte një reagim emocion. Ai ishte me fat që nuk mori lëndime serioze”, deklaroi Tuchel. “Dua që ai të qëndrojë i qetë, por në ndeshje të tilla, në një atmosferë të tillë, nuk është e lehtë. Ai nuk e goditi dikë, ai thjesht e shtyu”, shtoi ai.