Dafina Zeqiri pranon një dhuratë nga Xherdan Shaqiri

Sport September 02, 2018 - 12:48
Lexoni më shumë detaje

Dafina Zeqiri është emër shumë i dashur për publikun.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka treguar se është takuar me futbollistin Xherdan Shaqiri, shkruan lajmi.net.

Dafina ka ndarë në rrjete sociale një foto bashkë me Xherdanin, ku shihet veshur me një fanellë të Liverpoolit.

Kjo fanellë bashkë me nënshkrimin e futbollistit ishin dhuratë e Xherdanit për Dafinën, për të cilën këngëtarja falënderoi atë.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Dafina Zeqiri është “Kalon”, në duet me reperin Lumi B. 

Image