Kjo është ndeshja e Superligës që luhet sot!

Sport August 31, 2018 - 16:19
Detajet

Kampioni aktual i Kosovës Drita do ta kërkojë këndelljen të premten në Prizren, shkruan sot gazeta Zëri.

Gjilanasit do ta hapin xhiron e tretë të Superligës së futbollit me duelin që do ta zhvillojnë sot ndaj Lirisë.

“Intelektualët” u befasuan nga Flamurtari në shtëpi, ndërsa tash do t’i kërkojnë tri pikët.

Mirëpo, Bardhekaltrit nuk kanë punë aspak të lehtë pasi përpara do ta kenë Lirinë, e cila i ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para dhe është mjaft e etur për t’i shijuar pikët e para sezonale në stadiumin “Përparim Thaçi”. /Zëri/