Sot nis xhiroja e tretë, këto janë ndeshjet e Superligës

Sport August 31, 2018 - 11:14
LAJMI I FUNDIT

Kampioni aktual i Kosovës Drita do ta kërkojë këndelljen të premten në Prizren, shkruan sot gazeta Zëri.

Gjilanasit do ta hapin xhiron e tretë të Superligës së futbollit me duelin që do ta zhvillojnë sot ndaj Lirisë.

“Intelektualët” u befasuan nga Flamurtari në shtëpi, ndërsa tash do t’i kërkojnë tri pikët.

Mirëpo, Bardhekaltrit nuk kanë punë aspak të lehtë pasi përpara do ta kenë Lirinë, e cila i ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para dhe është mjaft e etur për t’i shijuar pikët e para sezonale në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Ndërkohë, dy ndeshje do të luhen të shtunën, ku Llapi llogaritet favorit ndaj Ferizajt, njëjtë si Feronikeli në duel me Ballkanin.

Madje “Nikli” do ta kërkojë fitoren e parë pas dy barazimeve.

Ndërsa tri ndeshje të tjera do të luhen të dielën, ku përballja ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës do të zhvillohet nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Flamurtari pritet ta shijojë fitoren e tretë dhe ta ruajë primatin, kurse Gjilani – Trepça ’89 konsiderohet një ndeshje mjaft interesante dhe e baraspeshuar. /Zëri/

Superliga – Java e tretë

E premte

16:45 Liria – Drita

E shtunë

16:45 Llapi – Ferizaj

16:45 Feronikeli – Ballkani

E diel

16:45 Gjilani – Trepça ’89

16:45 Flamurtari – KEK-u

19:45 Prishtina – Drenica