Shkëndija – Rosenborg, mbyllet kështu pjesa e parë!

Sport August 30, 2018 - 21:01
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Shkëndijës dhe Rosenborgut, e vlefshme për “Play-Offin” e Europa Leagues, shkruan Zeri.info.

Skuadra po barazojnë pa gola, 0:0 në Shkup në ndeshjen e kthimit, derisa norvegjezët kishin fituar 3:1 në duelin e parë në shtëpi para një jave.

Kuqezinjtë kanë dominuar totalisht në 45 minutat e parë.

Ata e kanë shënuar një gol me Egzon Bejtullain, i cili u është anuluar, ndërsa Besart Ibraimi e ka humbur penalltinë dhe i pati disa raste të mira shënimin.

Shkëndijës i nevojitet një fitore 2:0 për ta shijuar kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. /Zëri/