Anglia publikon listën e lojtarëve për Ligën e Kombeve

Sport August 30, 2018 - 16:51
Detajet

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, e ka publikuar listën e lojtarëve të zgjedhur për ndeshjet e ardhshme, 18 prej 23 të të cilëve janë të njëjtë me skuadrën e zgjedhur për Kupën e Botës në Rusi.

“Tre Luanët” e fillojnë turneun e UEFA-s, Liga e Kombeve, me ndeshjen kundër Spanjës në Ëembley më 8 shtator, para ndeshjes kundër Zvicrës, e cila do të zhvillohet tre ditë më vonë për organizatën ndërkombëtare Kick It Out, përcjell Gazeta Express.

Joe Gomez, i cili mungoi në Kupën e Botës për shkak të një lëndimi, i është kthyer skuadrës së Kombëtares. Edhe Adam Lallana dhe James Tarkoëski do të jenë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme.

Përderisa mbrojtësi i krahut të majtë i Manchester Unitedit, Luke Shaë, është ftuar për këto ndeshje nga Southgate, bashkëlojtari i tij Ashley Young është lënë jashtë listës.

Lista e plotë e lojtarëve:

Portierët: Jack Butland, Alex McCarthy, Jordan Pickford

Mbrojtësit: Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, Harry Maguire, Danny Rose, Luke Shaw, John Stones, James Tarkowski, Kieran Trippier, Kyle Walker

Mesfushorit: Fabian Delph, Dele Alli, Eric Dier, Jordan Henderson, Adam Lallana, Jesse Lingard, Ruben Loftus-Cheek, Raheem Sterling

Sulmuesit: Harry Kane, Marcus Rashford, Danny Welbeck