Niang drejt Rennesit

Sport August 30, 2018 - 13:15
Detajet

Sulmuesi i Torinos, M’Baye Niang është afër që t’i bashkohet Stade Rennesit në formë huazimi, raportojnë gazetat italiane, transmeton zeri.info

Reprezentuesi senegalez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Walter Mazzarri dhe gjithashtu është lidhur edhe me një transferim në Spanjë te Leganesi.

“Sky Sports Italia”, “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” janë duke raportuar se Niang do t’i bashkohet klubit francez në një huazim një-vjeçar.

Ende nuk ka qartësi nëse Rennes do të ketë mundësinë e blerjes apo ndonjë klauzolë që e bën blerjen e detyrueshme nëse arrihen kushtet e kontratës.

Senegalezi ishte paraqitur në 29 ndeshje për Torinon në edicionin e kaluar dhe kishte realizuar 4 gola dhe 3 asistime.