Kthehet kapiteni Dallku

Sport August 30, 2018 - 12:54

Pas tri ndeshjeve suspendim e ku nuk ka luajtur në ndeshjen e finales së Kupës, Superkupë dhe Javën e II (ndeshja e parë kampionale për Prishtinën), në skuadër rikthehet kapiteni Armend Dallku.

Kështu skuadra do të jetë e kompletuar për Drenicën, përveç Merfim Pefqelit i cili edhe pse po stërviten me skuadrën, ende është në rikuperim e sipër të lëndimit të krahut në ndeshjen me Fola-n.