De Biazi ka një këshillë për Hysajn

Sport August 30, 2018 - 12:33
Detajet

Gianni De Biasi në një intervistë të dhënë për “Marte Sport Live” ka folur për Napolin dhe veçanërisht për Hysajn.

Ish-trajneri i kombëtares sonë ka vlerësuar mbrojtësin por ka edhe një këshillë për të, transmeton Panorama Sport. 

“Besoj se Hysaj ka treguar se çfarë cilësish ka. Ai është një lojtar dinamik dhe ka dëshirë të bëjë mirë. Është shumë i aftë në fazën mbrojtëse, por edhe në sulm. Ajo çka i duhet të përmirësojë është pasimi i fundit. Me Ancelottin nuk ka për të ndryshuar stil loje”, shprehet De Biazi.

Në fund ai ka dhe një vlerësim për Carlo Ancelottin.

“ E njoh prej një kohe të gjatë, CV-ja e tij flet vetë. Sinjali i 2 ndeshjeve të para është pozitiv. Napoli ka arritur të fitojë 2 ndeshje shumë të vështira”, përfundon ish-trajneri i kombëtares sonë.