ZYRTARE: Mariano Diaz lojtar i Real Madridit

Sport August 29, 2018 - 20:20
Lexo detajet

Real Madrid dhe Lyon kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Mariano Diaz në ‘Santiago Bernabeu’.

Mariano Diaz është rikthyer në shtëpi.

Sulmuesi 25 vjeçar që sezonin e kaluar shkëlqeu në Francë në fanellën e Lyon, është rikthyer në Spanjë, te skuadra e Real Madridit.

‘Los Blancos’ në faqen zyrtare të klubit kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes, ku thuhet se Mariano do të jetë lojtar i tyre për pesë sezonet e ardhshme.

Mariano ka qenë pjesë e ekipit të parë të Real Madridit në sezonin 2016/2017, ku në tetë paraqitje ka shënuar një gol.