UEFA e FIFA investojnë 3 milionë euro në këtë Komunë të Kosovës!

Sport August 29, 2018 - 17:28
LAJMI I FUNDIT

Ministria e Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar  me qëllim që Federata bashkë më Ministrin të investojë në tri fusha ndihmëse në Obliq.

Këto mjete financiare të cilat do të përdorën për  këtë investim janë të UEFA-s dhe proceset drejt këtij investimi do të kryhen nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Për ndërtimin ë këtyre tri fushave nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë siguruar diku rreth 10 hektarë, në marrëveshje me Komunën  e Obiliqit.

 Ministri Kujtim Gashi u shpreh mjaft i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje duke pohuar se investimet në fushën e sportit nuk do të ndalen në të ardhmen.

Gashi: Vazhdon bashkëpunimi me FFK-në

“Ky projektë është në kuadër të masovizimit të Sportit, përkatësisht avancimit të infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës dhe është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë që kemi me Federatën e Futbollit të Kosovës. Natyrisht që është njëri ndër projektet ma të rëndësishme në infrastrukturën sportive që do të ndërtohet gjatë viteve 2018-2019 dhe në kuadër të saj të gjitha investimet që do të vazhdojnë do të jënë bashkëpunim i Ministrisë Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Është një model i ri bashkëpunimt, një frymë e re e investimeve sic po shihet edhe 2019-2020 do të jenë vitet ku do të kemi një fokus të veçantë në infrastrukturën sportive” pohoi Gashi.

Ndërkohë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës falendëroi edhe njëhërë ministrin Gashi për gatishmërinë për ti ndihmuar rreth këtij investime, duke kërkuar që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve të vazhdojë më tutje.