Barça mbyll interesimin për Pogban

Sport August 29, 2018 - 14:28
Detajet

Barcelona ka mbyllur interesimin për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, raporton e përditshmja spanjolle “Sport”, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez ishte pjesë në listën e objektivave të klubit katalonjas për mesfushën së bashku me lojtarin e Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot dhe atij të Ajaxit, Frenkie De Jong.

Por, gjigandi spanjoll ka vendosur që të presë deri në afatin kalimtar të janarit apo deri në verën e ardhshme para se të kthejë interesimin për njërin prej këtyre futbollistëve./Zëri