Vetëm Napoli konkurrent i Juves

Sport August 29, 2018 - 12:38
Detajet

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Giampiero Ventura thotë se vetëm Napoli është konkurrent i Juventusit për titullin e Serie A, transmeton zeri.info

“Ka pasur zëra të shumtë për ekipin anti-Juve, por ende është Napoli skuadra që mori 91 pikë”, deklaroi Ventura.

“Ancelotti nuk është vetëm një trajner i madh, por edhe një person inteligjent, ai nuk është duke e hedhur poshtë punën e paraardhësit të tij (Maurizio Sarri) dhe javë pas jave do të shtojë diçka të veten”, shtoi ai.

“Interi ka bërë nënshkrime të mëdha, por siç ndodhi edhe me Milanin gjatë vitit të kaluar, kjo nuk iu garanton suksese. Askush nuk e kishte imagjinuar se ata do të merrnin vetëm një pikë nga dy ndeshje”, u shpreh italiani./Zëri