Po luhet pingpong me xhudon

Sport August 29, 2018 - 10:34

Trajneri Driton Kuka ankohet se xhudoja kosovare nuk ka infrastrukturë të kënaqshme, shkruan sot gazeta Zëri.

Sipas tij, është mëkat që një sport që i ka sjellë vendit medalje të shumta, duke përfshirë këtu edhe të artën botërore, të mos ketë sallë të madhe dhe moderne, ashtu siç e meriton Majlinda Kelmendi me shoqe e shokë të xhudos si sportistë elitarë të Kosovës.

Trajneri i xhudos e ka bërë një krahasim të kushteve të xhudistëve elitarë të Holandës, vend në të cilin po ushtrojnë përkohësisht xhudistët kosovarë, që po bëhen gati për Botërorin e shtatorit, me ato të xhudistëve tanë.

“Dojo Ruskahall Papendal, Qendra Olimpike në Holandë ku stërvitin sportistët elitarë me kushte ideale! Në Pejë u premtua qendra nacionale e xhudos më 2016-ën, por si duket po del të jemi mashtruar. Po luhet pingpong me Federatën e Xhudos, disa akterë po e hedhin topin te njëri-tjetri. Nëse nuk ndërmerret diçka shpejt, atëherë Federata do ta marrë një vendim që të përkrahet ndryshe ky projekt!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”. /Zëri/