Milot Rashica në formacionin e javës

Sport August 28, 2018 - 15:41
LAJMI I FUNDIT

Paraqitja e mirë kundër Hannoverit ka bërë që Milot Rashica të përfshihet në 11-shen e javës në Bundesligë.

Ylli kosovar i Werder Bremenit, asistoi në barazimin 1:1 të skuadrës së tij të shtunën.

Rashica hyri në fillim të pjesës së dytë në lojë, kurse në minutën 88 bëri asistin që vlejti një pikë, shkruan Gazeta Olle.

Ai ndodhet në 11-she përkrah yjeve si Roben, Reus e Kimmich.

Image