Futbollisti i Shkëndijës: Do të japim gjithçka dhe me pak fat mund të kalojmë tutje në Europa League

Sport August 28, 2018 - 11:37

Njëjtë si trajneri Qatip Osmani mendon edhe futbollisti kualitativ i Shkëndijës, Gledi Mici, i cili beson se Kuqezinjtë mund të përmbysin gjithçka me përkrahje të tifozëve.

“Futbolli është i bukur dhe i paparashikueshëm. Rosenborgu është skuadër e fortë, por ne kemi shpresa për të kaluar më tej. Do të japim gjithçka dhe me pak fat mund të kalojmë tutje”, u shpreh futbollisti shqiptar.

“I bëj thirrje publikut të jetë prezent në numër sa më të madh pasi ata janë lojtari ynë i 12-të. Sa më shumë veta të jenë në stadium, aq më mirë do të jetë për ne. Duhet të japim gjithçka, të luajmë me zemër dhe t’i bëjmë të lumtur, pse jo”, ka përfunduar ai. /Zëri/