Bëhen gati për Botëror

Sport August 28, 2018 - 11:02

Ekipi i xhudos kosovare po bëhet gati për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në muajin shtator, shkruan Zeri.info.

Majlinda Kelmendi me shokë e shoqe po përgatiten në Holandë për të qenë sa më të gatshëm për evenimentin e rëndësishëm të xhudos, ku sigurisht se Kosova synon medalje, si zakonisht.

“Papendal Holandë! Një përshëndetje nga Ekipi Olimpik! Përgatitjet finale për Botëror”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në Facebook. /Zëri/