Ish trajneri i Stoke City i përgjigjet Nevillet: Ishim më fat që e kishim Shaqirin

Sport August 27, 2018 - 19:08
Lexo detajet

Ish trajneri i Stoke City, Paul Lambert, ka lëshuar disa lëvdata në drejtim të Xherdan Shaqirit, pasi ky i fundit ishte kritikuar për mos angazhim dhe mungesë të profesionalizimit nga Gary Neville sa ishte pjesë e skuadrës që tani garon një ligë më poshtë në futbollin anglez.

Shaqiri ishte bartësi kryesor i lojës sa ishte pjesë e skuadrës së Stoke City. Ai ishte lojtari më i mirë në skuadër dhe e gjithë skuadra pothuajse varej prej tij.

Lambert i cili dështoi ta mbante skuadrën në Premierligë, i ka dalur në mbrojtje të yllit kosovar, pas disa kritikave që i’u drejtuan lojtarit.

“Në 15 ndeshje, asnjëherë nuk kam pasur problem me të. Ai është i mrekullueshëm të punosh me të. Nuk kishim probleme as kur zëvendësohej apo gjëra të tilla. Nuk mund t’ia mohojmë ato që “Shaq” ka bërë për ne. Ishte lojtar i jashtëzakonshëm” ishin fjalët e trajnerit.

Shaqiri ende nuk ka debutuar në Premierligë me skuadrën e Liverpool, në të cilën kaloi gjatë këtij afati kalimtar.