Klubi kosovar sjell dy basketbolliste amerikane

Sport August 27, 2018 - 17:40
LAJMI I FUNDIT

Klubi i basketbollit Bashkimi në konkurrencën e femrave i ka paraqitur për regjistrim dy lojtare ndërkombëtare, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Bëhet fjalë për Stewart Mari Anna dhe Shaw Danisha Shantrell nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shtëpisë së basketbollit kosovar, lojtaret e lartëpermendura mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për Bashkimin pas plotësimit të kritereve në bazë të Regullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK. /Zëri/