Kundërshton policinë, sulmuesi i skuadrës franceze vihet në pranga

Sport August 27, 2018 - 17:07
Detajet

Sulmuesi i skuadrës franceze Montepellier, Andy Delort, raportohet se është arrestuar mbrëmë nga policia. 

Sipas të përditshmes franceze “Midi Libre” thuhet se shkaku i arrestimit të Delort, ka qënë përfshirja në një aksident dhe reagimi i tij ndaj policisë duke i ofenduar këta të fundit. 

Detajet e tjera nga raportet policore tregojnë se lojtari i Montepellier ishte pasagjer ndërkohë që makina e tij vozitej nga një shofer pa patentë. 

Kur ishte ndalur nga policia , sulmuesi i Montepellier Andy Delort i kishte abuzuar oficerët e policisë, duke i fyer pandërprerë: “Nuk më bën, unë fitoj 150 mijë euro në muaj”.

Delort, i cili është marrë në pyetje këtë mëngjes nga policia dhe prokuroria, mund të akuzohet për kanosje dhe kërcënim ndaj autoriteteve.